Flash

VIDEO/ Kur Rama gënjente në fushatë: Tarifat e universiteteve nuk janë rritur

Lapsi.al 18 December 2018
VIDEO/ Kur Rama gënjente në fushatë: Tarifat e universiteteve nuk

Kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të dalë nga (ndoshta) situata më e rëndë ku është zhytur qeveria e tij në këtë mandat të dytë. Protesta e studentëve e e ka vënë dukshëm në situatë të vështirë pasi për herë të parë në këto 5 vite e 3 muaj që ka në detyrë, Edi Rama nuk po gjen dikë përballë për t’i mbushur mendjen. Pasi dështoi që të ulte në dialog studentët në studio televizive, prej dy ditësh Rama po sajon takime me studentë e pedagogë në universitete ku këta të fundit e mësojnë vetëm në nisje të takimit që do të vijë vetë Edi Rama.

Në të gjitha daljet publike Rama është shprehur i gatshëm që të ulë tarifat e shkollimit të studentëve. Madje të martën u tha studentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës se nga janari i vitit të ardhshëm tarifa do të jetë gjysmë për gjysmë.

Por ky është një ndryshim 360% i asaj që thoshte kreu i qeverisë vetëm 1 vit e gjysmë më parë. Ishte qershori i 2017-ës dhe Rama sapo kishte mbyllur mandatin e parë dhe po bënte bilancin e tij në fushatën elektorale ku kërkonte i vetëm “tepsinë” dhe “timonin”.

Tre ditë para zgjdhjeve të jashtëzakonshme pasi kishte bindur opozitën të merrte pjesë në to, Rama do të deklaronte në emisionin “Opinion” në Tv Klan në një debat përballë gazetarëve se nuk ishte e vërtetë që tarifat e studimit të arsimit të lartë janë rritur. (video më poshtë)

Debati

Rama: Çfarë kanë këta me arsimin e lartë?

Fevziu: Ata kanë atë që po shkojnë te universiteti publik po japin para dhe nuk po shkollohen.

Rama: Kjo është një gënjeshtër. Nuk bëhet fjalë farë. Nuk ka financim të shtetit për privatin....

Fevziu: Është rritur tarifa për publikun...

Rama: Lëre mor këtë... Nuk janë të vërteta more. Janë mashtrime.

Duket qartë që Rama në atë kohë mohoi rritjen e tarfave të arsimit të lartë, ndërsa sot pranon problemin me to dhe është i gatshëm t’i ulë. Pas miratimit të ligjit të arsimit të lartë Rama premtonte edhe mbështetje për shtresat në nevojë dhe nxënësit ekselentë, por edhe ky mbeti një premtim i parealizuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI