Flash

Vendimi/ 400 milionë stërlina të shpenzuara hedhin në erë pankinën e Mourinho

Lapsi.al 18 December 2018
Vendimi/ 400 milionë stërlina të shpenzuara hedhin në

Jose Mourinho është shkarkuar nga Manchester United, me klubin të tërbuar për hedhjen në erë të £400 milion paund nga paratë e tyre. Portugezi është përjashtuar nga bordi në Old Trafford, pas perfomancave mizerje të skuadrës në këtë sezon.

Mourinho është larguar nga Old Trafford pasi klubi ka bërë startin më të keq të një sezoni në 28 vjet. United kanë zbritur në vendin e gjashtë të Premier League, 19 pikë përpara kryesuesve të Liverpool dhe një pas një kualifikimi tepër të vështirë në Champions. Në fakt, Mourinho iu dha vetëm 48 orë për të bërë gati gjërat, pas humbjes shkatërrimtare 3-1 në Anfield Road.

Lexo me tej:

Hidhet shorti i Champions, shkon keq për Bayern Mynih e Juventus

Bordi i United beson se i kanë dhënë 55-vjecarit mbështetjen e duhur financiare për ta vënë në kushte të luftonte për titullin. Por me skuadrën që nuk tregoi kualitet dhe tifozët të bezdisur nga stili negativ i të luajturit, tepër difensivist për shijet e Djajve të Kuq, zëvendës-presidenti ekzekutiv, Ed Woodward, vendosi se mjaftonte me kaq.

Mourinho është pritur në një mbledhje sot në mëngjes në Aon Training Centre për t’iu thënë fati. Michael Carrick i është kërkuar të marrë përsipër detyrën aktualisht, vetëm gjashtë muaj pasi la futbollin për të nisur karrierën si trajner.

Mourinho, 55 vjecar, ka rinovuar kontratën e re janarin e kaluar, që supozohej ta mbante atë në detyrë në Old Trafford deri në 2020. Fakti që United vendosi ta shkarkojë më shpejt se parashikohej, e ka bërë klubin anglez ti detyrohet tashmë portugezit £24milion paund.

Largimi i Special One nga Manchester United ka ardhur pas një sërë turbullirash në krye të Djajve të Kuq, që nisën me akuzat për merkaton e gabuar, mungesën e lojtarëve që kishte kërkuar, që solli më pas krahun e hekurt me Woodward.

Sikur të mos mjaftonte, konfliket me yjet e skuadrës, Martian, Lingard, Sanchez e mbi të gjithë Paul Pogba ia komoplikuan qendrimin portugezit në pankinë, e shoqëruar kjo edhe me mungesën e rezultateve. Ish-trajneri i Chelsea ka fituar Europa League dhe EFL Cup në sezonin e tij të parë në detyrën që e mori pas largimit të Louis van Gaal në 2016. Por kaq nuk mund të mjaftonte, sepse vendi i dytë i Mourinhos kishte një distancë të frikshme prej 19 pikësh nga fituesit e Manchester City.

Të këshilluara

Ditët e errëta të Thomas Strakoshës

Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Lazio dhe në qendër të kritikave është ai që pak muaj më parë ishte idhull i tifozerisë. Portieri shqiptar Thomas Strak...

22:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI