Flash

Shtetet e BE në Këshillin e Sigurisë së OKB: Ushtria, e drejtë sovrane e Kosovës

Lapsi.al 18 December 2018
Shtetet e BE në Këshillin e Sigurisë së OKB: Ushtria, e

Shtetet antare të Bashkimit Evropian i kanë bërë thirrje autoriteteve në Prishtinë, që procesi i transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.

Përmes një deklarate të përbashkët, shtetet e BE-së në Këshillin e Sigurimit tw OKB-sw, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Polonia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar, kanë thënë se nisja e transformimit të FSK-së, përmes miratimit të tri ligjeve nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor, është një “e drejtë sovrane” e Kosovës.

“Nisja e procesit të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është e drejtë sovrane e Kosovës. Ne kemi parasysh angazhimin e Kosovës që gradualisht të trasformojë forcën e saj të sigurisë, në koordinim të ngushtë me NATO-n dhe partnerët. I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që transformimi i FSK-së gjatë 10 vjetëve të ardhshme të jetë një proces transparent dhe gjithpërfshirës, duke i përfshirë të gjitha komunitetet dhe të shmangë ndonjë ndikim të dëmshmën në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në deklaratë.

Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor miratoi tri ligje, të cilat thuhet se do t’i japin kapacitete ushtarake Forcës së Sigurisë së Kosovës. Transformimi i FSK-së pritet të zgjasë disa vite.

Po ashtu, këto shtete të Këshillit kërkojnë nga Prishtina dhe Beogradi që të shfaqin përmbajtje “dhe të ulin tensionet si dhe të krijojnë kushte për rinisjen sa më shpejt të dialogut që ndërmjetësohet nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së”. 

“Ne, anëtarët e Këshillit duam të nënvizojmë se një marrëveshje ligjërisht obliguese e normalizimit është thelbësore, në mënyrë që Serbia dhe Kosova të mund të avancojnë në rrugën e tyre evropiane. Një marrëveshje e obligueshme, që adreson të gjitha çështjet duhet të jetë prioriteti kyç”, thuhet në deklaratë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ka nisur më 2011. BE-ja kërkon nga të dyja palët që në fund të procesit të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, thuhet se do t’ua hapte rrugën drejt integrimeve evropiane të dyja shteteve.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI