Flash

Rasti kontrovers/ Presidenti i parë i Ligës Profesioniste, zëvendës-presidenti i FSHF

Lapsi.al 18 December 2018
Rasti kontrovers/ Presidenti i parë i Ligës Profesioniste,

"Zëvendëspresidenti aktual i FSHF-së, Edvin Libohova, është përzgjedhur presidenti i Ligës Profesioniste". Historia kontroverse nis pikërisht këtu dhe ajo që reklamohet si zhvillim i futbollit shqiptar rrezikon të jetë një farsë e madhe, për një arsye shumë të thjeshtë. Kreu i Ligës Profesioniste të Futbollit duhet të jetë përfaqësues i klubeve, për të bërë rregullatorin me Federatën Shqiptare të Futbollit, ndërkohë që këtu zgjidhet ish-numri dy i FSHF-së, sepse Libohova ka dhënë dorëheqjen nga detyra, për të marrë drejtimin e Ligës.

Praktikisht një shtojcë e FSHF-së, me në krye njeriun e besuar të presidentit Armando Duka. Nuk është absolutisht ajo që duhej të ishte dhe ka një motiv. Klubet e Superiores, jo vetëm ato për të të gjithë divizioneve të futbollit, kanë kontradikta e mosmarrveshje dhe të gjitha këto kanë bërë që të mos dalë një emër i besueshëm mes tyre, për të mbrojtur në radhë të para interesat e klubeve. Prej kohësh është diskutuar mes ekipeve të Superligës për të krijuar Ligën. Qëllimi i saj parimor është që brenda këtij grupimi të sistemohen rregulla dhe forma organizimi që të ndihmojnë më shumë garën, por sidomos për të rritur pavarësinë organizative dhe financiare të klubeve.

Në prezantimin e tij, kreu i ri i Ligës, Libohova, është shprehur: "Kemi dakordësuar të gjitha problemet që lidhen me statutin dhe shumë shpejt do të fillojmë të rregullojmë marrëdhënien me federatën, pasi Liga do të jetë anëtare e FSHF-së". Cështja është si mund të rregullojë marrëdhëniet me Federatën, krahu i djathtë i Dukës, që deri dje ishte vetë Federata?

Në konceptin funksionues Liga do të jetë si anëtarët e tjerë, por me organizim ndryshe. Hapi i parë është regjistrimi në gjykatë, e më pas ngritja e strukturave teknike në lidhje me problemet financiare, juridike dhe sportive. Kriteret për të qenë pjesë e Ligës janë ato që ka vendosur FSHF, ndërsa prioritet do ti jepet sponsorizimeve, duke nisur nga ai i emrit të kampionatit, që edhe Kosova e ka të shitur, ndërsa ne ende jo.

Do shumëfishohen të ardhurat, financat të garantuara…fjalë që janë thënë rëndom, por tani duhen vepra dhe e nisur në këtë mënyrë nuk duket shumë premtuese. Inisiativa nuk është e keqe, madje cdo hap që con drejt largimit të kampionateve të futbollit nga varësia direkte e administrimit të Federatës është në të mirë të garës, vetëm se për klubet e Superiores kishte ardhur koha të merrnin përgjegjësi dhe ti jepnin fund atyre akuzave që dëgjohen gjithnjë në dështimin e objektivave se fajin e ka Federata...

Të këshilluara

Ikën Mourinho, Pogba "hakmerret"

Është tashmë e ditur për të gjithë se raporti mes Paul Pogba e Jose Mourinho nuk ishte sigurisht idilik, por edhe shkarkimi i Special One nuk ka arritur ti japë...

14:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI