Flash

Rama për emigracionin: Po të mos kishin ikur shqiptarët, sot do të hanin njëri-tjetrin

Lapsi.al 18 December 2018
Rama për emigracionin: Po të mos kishin ikur shqiptarët, sot do

Në përballje me studentët e "Universitetit Bujqësor" kryeministri i është përgjigjur  njërit prej tyre, i cili e pyeti për emigracionin e shqiptarëve, duke i thënë se po të mos emigronin shqiptarët sot do kishin qenë duke ngrënë njëri-tjetrin.

Debati mes studentit të "Universitetit Bujqësor" dhe Ramës.

“Meqë ju na thoni se nuk ka vend të botës ku studentët nuk dialogojnë, mua më lind e drejta t’ju bëj juve një kundrapyetje. Me thoni ju një vend të botës si Shqipëria, që laget nga Velipoja ne Sarande me ujera detare, është në mes të Mesdheut dhe nga ku njerëzit emigrojnë pafund? Me thoni ju cili vend tjetër demokratik, pa luftë, pa epidemi dhe me një shtrirje gjeografike për t’u pasur zili, ka nje emigracion te tille?!

Unë mendoj qe ka rene besimi tek ju dhe nuk është mire qe te monopolizohet sinjali, do te ishte mire te kishte edhe televizione të tjera këtu.”

Kryeministri Rama tha:

“Së pari është e pavërtetë, shifrat nuk e thonë që në Shqipëri kanë ikur shumë njerëz. Shifrat thonë që shqiptarët janë larguar masivisht nga vitet 90-të dhe në 7 vitet e fundit, diferenca mes shqiptarëve të ikur dhe të kthyer është 160 mijë vetë. Do një vend ku ikin më shumë se sa nga Shqipëria: Është Kroacia. Nëse ti shkon në Kroaci mik i dashur të gjithë të thonë se problemi është ikja e njerëzve.

Ne shyqyr që nuk jemi në komunizëm dhe njerëzit mund të ikin. Secili ka të drejtë të provojë të jetojë ku të dojë, kjo është gjëja më normale në botë. Dhe mos harroni një gjë tjetër, po të mos ishin emigrantët, shqiptarët sot do të ishin duke ngrënë njëri-tjetrin fizikisht.”

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI