Flash

Prapaskena/ Pogba e Dybala në Paris, në kohën kur Raiola bisedon me Juventus

Lapsi.al 18 December 2018
Prapaskena/ Pogba e Dybala në Paris, në kohën kur Raiola bisedon

Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë dhe në Torino askush nuk e ka harruar Paul Pogba. As tifozët e as ish-shokët e skuadrës, mbi të gjithë Paulo Dybala, që në profilin e tij në Instagram ka publikuar një foto së bashku me francezin që e quan "vëlla" e duke bashkuar gishtat si në kohën kur luanin bashkë. Një foto e bërë në Paris, që i dha jetë zërave të fortë të merkatos, duke rindezur shpresat e juventinëve për ta përqafuar edhe një herë në Torino, me Raiola që është gjithnjë i gatshëm për lëvizje të këtij stili.

Pasi ka marrë pjesë në një event të Adidas, Dybala e Pogba kanë kaluar kohë së bashku, duke konfirmuar lidhjen e fortë jashtë fushës dhe një lloj nostalgjie. Pikërisht për këtë cështje Daily Mail ka thelluar diskutimin, duke shpjeguar se Raiola kohët e fundit është takuar me drejtuesit e Juventus për të folur për Paul Pogba. Një takim informal me sa duket, që mund të ketë shërbyer për të hedhur bazat për rikthimin e madh të mesfushorit në bardhezi.

Një goditje që do ta forconte edhe më shumë Juventusin e Allegrit. Për janarin duket e vështirë për ta realizuar operacionin (mbi të gjithë pas dorëheqjes së Mourinho), por në qershor gjërat mund të ndryshojnë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI