Flash

Opozita merr vendimin, këtë javë në parlament

Lapsi.al 18 December 2018
Opozita merr vendimin, këtë javë në parlament

Pas shumë kohësh bojkot, apo marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, sikundër e kane konsideruar, opozita do të marrë pjesë në parlament në dy seancat parlamentare të kësaj jave.

Ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike bëri me aleatët.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Nard Ndoka, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Ka pasur dy zëra deputetësh demokratë që kanë hedhur tezën se opozita duhet të djegë mandatet, Rudina Hajdari dhe Ervin Salianji. Por, opozita duket se nuk do të zgjedhë të ndjekë këtë rrugë radikale të të bërit opozitë.

Basha argumentoi dje kundër kësaj teze i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo".

"A jam i gatshëm të djeg mandatet? Pa dyshim që jam, por a është momenti që ta bërë këtë gjë? Në këtë moment opozita nuk ka asnjë instrument në Kuvend. Jemi gati që t’i djegim mandatet dhe ta fusim vendim në krizë totale, por duhet të shikojmë së çfarë do sjell kjo gjë. Nuk është çështja a i djegim apo jo, por a i shërbejmë kauzën tonë që kemi nisur” – u shpreh Basha.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI