Flash

Musabelliu / Rektori "pa këllqe" që tradhëtoi studentët e tij

Lapsi.al 18 December 2018
Musabelliu / Rektori "pa këllqe" që tradhëtoi
Kush e ka parë sot “dialogun” e Ramës në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka parë edhe një monolog haluçinant të një burri me shall që i qëndronte në krah. Ai përsëriste shpesh: “Unë kam këllqe, unë kam këllqe” pasi një student nga salla e kishte provokuar për këtë. I gjithë tensioni erdhi pasi një student e ngritur në sallë tregoi live para gjithë botës se ky burri, Bahri Musabelliu po i mbante peng, sepse ai i kishte ftuar studentët në një takim për ti shërbyer lutjeve të kryeministrit për dialog, pa u thënë atyre se në sallë do të shfaqej si fantazëm edhe Edi Rama. Nuk ka dyshim se mes studentëve të vet dhe dëshirës për ti shërbyer kryeministrit, Musabelliu zgjodhi të dytën. Arriti deri aty sa të gënjente të parët, të pranonte rrethimin e selisë së universitetit me gardë, dhe të krijonte një bashkëbidedim fallco. Lexo më tej:

Rama takim me studentët në Universitetin Bujqësor, Studentja: “Nuk na ishte thënë që do kishim takim me ju”

Pedagogëve në Universitetin Bujqësor i bëhet kontroll trupor para takimit me kryeministrin

Prandaj ajo studentja iku në mënyrë demonstrative dhe prandaj shoku i saj përmendi termin “pa këllqe”. Edhe po të shikosh përgjigjen që Musabelliu i dha studentit aty e kupton lehtë teatrin e tij: “Kur unë kam kandiduar në këtë post dhe kam pyetur veten; nëse kam apo jo këllqe. e marr si ofendim dhe më vjen keq që të artikulohet nga një student. Nëse s’do kisha këllqe, e ftoja që dje kryeministrin. Po ngaqë jam përgjegjës për detyrën, ju dëgjova juve. kam zbardhur kërkesat tuaj”. Pra megjithëse studentët protestues nuk pranojnë dialog, ai ishte i vendosur që ta bënte këtë shërbim. Por burrnia e këtij burri me këllqe qëndronte në faktin se nuk e bëri që të hënën por e shtyu 24 orë. E gjithë kjo skenë e pështirë servilizmi qartëson disa përfundime. Se ndryshe nga sa propogandon ligji i arsimit të lartë me pallavra për autonimi, zara si Musabelliu janë servilë të qeverisë. Ajo tregon gjishashtu se kërcënimet e Ramës kundër drejtuesve të universiteteve po i japin frytet e tyre. Dhe në fund ajo flet se çfarë lloj njerzish ka përzgjedhur rilindja që mpleksi edhe Shullazin me garat universitare, për të drejtuar institucionet e dijes. Emri i Bahri Musabelliut u bë publik në media edhe pak kohë më parë nga pedagogu Dardan Shehdula. Ai akuzoi rektorin e universitetit bujqësor për paaftësi dhe nepotizëm, në një letër publike. Por si përherë ata që nuk dinë të bëjë mirë punën e tyre janë super të aftë për të bërë servilin. Dhe këtë profil ka nxjerrë në krye Reforma në arsim, për të drejtuar punën e 5 fakulteteve dhe 20 departamenteve. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ditët e errëta të Thomas Strakoshës

Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Lazio dhe në qendër të kritikave është ai që pak muaj më parë ishte idhull i tifozerisë. Portieri shqiptar Thomas Strak...

22:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI