Deklaratat / Dashuria e Monikës për Veliajn po përçan dhe LSI-në
Video/ Pse Kryemadhi mund të votojë pro Erion Veliajt? Për diversion apo ka vërtet sinjale të tilla, Kryemadhi tha se Veliaj mund të zërë shumë më shpejt vendin e Ramës në krye të qeverisë. “Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve. Rama mund të jetë kostoja e kësaj situate dhe socialistët s’kanë pse të bëhen pis me trafikun e drogës, etj. Treçereku i PS vijnë qahen te unë dhe janë gati ta rrëzojnë Edi Ramën. Opozita e ka shansin 100% për të fituar jo vetëm në Tiranë, por kudo. Veliaj është një njeri që punon me një program, i cili i ka ecur. Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me Teatrin dhe kjo nuk do t’i ndahet gjatë gjithë jetës - shtoi kryetarja e partisë së dytë më të madhe të opozitës. ©LAPSI.al