Flash

Kërcënimi me jetë i Ylli Rakipit/ Meta i bën thirrje gazetarëve: "Mos heshtni"

Lapsi.al 18 December 2018
Kërcënimi me jetë i Ylli Rakipit/ Meta i bën thirrje

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas lajmit se është kërcënuar me jetë drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi.

Meta e ka pritur në një takim Ylli Rakipin dhe është njohur me kërcënimin që është bërë në adresë të tij për shkak të detyrës.

Me anë të një komunikate zyrtare, kreu i shtetit i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë kërcënimin e gazetarit Rakipi.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z.Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës. Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z.Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave" thuhet në një komunikate zyrtare, kreu i shtetit i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë kërcënimin e gazetarit Rakipi.

"Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit”, bwn thirrje presidenti.

Mw parw portali TPZ pati deklaruar se Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, ka denoncuar ne polici marrë mesazhet këcënuese për jetën e tij.

"Këto kërcënime vijnë menjëherë pas publikimit të aferës korruptive, me tenderin e Unazës së Re dhe personave të cilët qëndrojnë pas kësaj afere. Kërcënimet në drejtim të gazetarit, janë të formave të ndryshme. Ato janë bërë së pari në mënyrë indirekte, nëpërmjet postës elektronike dhe më pas edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë" njoftoi TPZ.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI