Flash

Ironia e Astrit Patozit”: Më argëton shumë ky debati...

Lapsi.al 18 December 2018
Ironia e Astrit Patozit”: Më argëton shumë ky debati...

“Më argëton shumë ky gjoja debati i partive të mëdha për Reformën Zgjedhore. Sidomos ajo pjesa kur e tregojnë me gisht dhe bëjnë sikur do t'i nxjerrin sytë njëra-tjetrës”. Kështu nis një koment i ish-nënkryetarit të Partisë Demokratike Astrit Patozi në rrjetet sociale. Duke përdorur ironinë me krerët e 3 partive më të mëdha në vend që duket sikur kanë rënë dakord që të mos e mbyllin këtë reformë.

“Është një betejë e ashpër që ka nisur në vitin 2015, por që nuk mbaron kurrë, se vijnë shumë shpejt votimet në Shqipëri. Në fakt, është e vetmja gjë në këtë botë, për të cilën të tre kryetarët e mëdhenj bien plotësisht dakord edhe duke mos folur kurrë me shoshoqin.

Me shumë gjasa nuk do të mbyllet as këtë radhë dhe mos u çudisni po të dëgjoni më vonë që reformë nuk pati për të respektuar protestën e studentëve. Njësoj si kthimi triumfalist në parlament këtë javë, fiks pas 6 muajsh bojkotimi heroik” – shkruan Patozi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Sarandë

Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq, mbrëmjen e sotme. Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëhe...

18:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI