Flash

“E tashmja përballë të shkuarës”: për Memën një ndeshje special, që Koliçi kërkon tia kthejë në makth

Lapsi.al 18 December 2018
“E tashmja përballë të shkuarës”: për

Ardian Mema debutimin si trajner i parë me Tiranën e pati pikërisht me ish-skuadrën e tij, Flamurtarin, por tashmë kërkon ti bëjë surprizën e hidhur vlonjatëve, duke i larguar nga Europa, për ti dhënë shpëtimin bardhebluve të tij. Një ndeshje e ndjerë për teknikun, pikërisht për këtë fakt, ashtu si vendosja përballë “profesorit” Ilir Daja, që i ka dhënë leksionet e para në Korcë me Skënderbeun e tek Flamurtari më pas.

Pas dy fitoreve radhazi Flamurtari kërkon ti bëjë 2018 mbylljen e duhur. Transferta e kryeqytetit, përballë Tiranës, nuk është një ndeshje e lehtë, pavarësisht diferencës së pikëve dhe objektivave të ndryshëm që kanë skuadrat, por Enea Kolici ka bindjen se cdo gjë do të shkojë mirë për vlonjtatët. Por në Selman Stërmasi i prêt një njohje e vjetër, që mund tia komplikojë detyrën. Ardian Mema, ish-asistent trajneri i Flamurtarit, e njeh aq formacionin vlonjat sa ti vendosë në vështirësi.

“Mema e njeh mirë, duke qenë se ka qenë pjesë e Flamurtarit, se si funksionon skuadra jonë – theksoi Kolici -. Por kjo përvec faktit që do të na e bëjë të vështirë, nuk na shmang nga obejktivi ynë për ta mundur, ashtu si bëmë në debutimin e tij”.

Vlonjatët me pragmatizëm kanë marrë rezultate të rëndësishme, që pavarësisht luhatjeve e kanë afruar me zonën Europiane të renditjes. Kuqezinjtë në këtë pikë i kanë idetë e qarta, për ta mjafton të fitojnë ndeshjet, pjesa tjetër pak rëndësi ka. Portieri është një nga pikat e forta të Ilir Dajës dhe kundër bardhebluve në kërkim të pikëve mund të jetë njeriu më i impenjuar…

“Një ndeshje e delikate, sepse vijnë nga humbja dhe pozitat që kanë nuk janë të mira, por ne duam ta mbyllim vitin me fitore dhe kundër Tiranës kërkojmë tre pikë. Nuk na interesojnë vështirësitë që kanë”, përfundoi portieri.

Flamurtari me 28 pikë në vendin e gjashtë nuk dëshiron të humbasë terren në ndjekje të zonës Europiane, ku vetëm katër pikë e ndajnë nga vendi i dytë, ndërkohë që krejt tjetër janë objektivat e bardhebluve, të thërritur në cështje të marrin pikë për tu larguar nga fundi i klasifikimit.

Të këshilluara

Ikën Mourinho, Pogba "hakmerret"

Është tashmë e ditur për të gjithë se raporti mes Paul Pogba e Jose Mourinho nuk ishte sigurisht idilik, por edhe shkarkimi i Special One nuk ka arritur ti japë...

14:37

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI