Flash

Deputeti i Merkel: Shqipërisë i duhet Vettingu në politikë

Lapsi.al 18 December 2018
Deputeti i Merkel: Shqipërisë i duhet Vettingu në politikë

Deputeti i Bundestagut gjerman Andreas Lammel i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë, ka thënë se Komisioni i Venecias e mbështet vettingun në politikë në mënyrë që këta politikanë që zgjidhen të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

Lammel u shpreh se me rëndësi është që projektligji i opozitës të diskutohet në Kuvend. Ai gjithashtu foli edhe për problemet zgjedhore ku përmende financimin e partive dhe të fushatave elektorale, por edhe faktin se vitin tjetër një pjese të votuesve u mbaron karta e identitetit, si dhe problemin me listat zgjedhore.

I pyetur për vettingun në politikë, u shpreh se duhet që palët të ulen sa më parë për të implementuar këtë proces. Ai deklaroi se publiku ka të drejtë të kërkojë që politikanët të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

“Lajmet që politika është e përfshirë në krim e kemi prej disa vitesh dhe kemi njoftuar kancelaren gjermane që në Shqipëri duhet të ekzistojnë disa rregulla se si ti largojmë nga politika. Publiku duhet të ketë të drejtën që të kërkojë që këto politikanë të mos jenë të përfshirë në akte kriminale.

Është e qartë se është një komision që vendos për aktet sesa të rënda janë ato dhe nëse duhet ta dorëzojë deputetët mandatin apo jo. Mendoj për të dy palët të ulen së bashku sa më parë dhe mendoj se do të jetë në interes të PS-së që të kthejë besimin tek popullata, të ulen sa më shpejt dhe implementojnë procesin e Vettingut në poltikë”, - u shpreh ai.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Sarandë

Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq, mbrëmjen e sotme. Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëhe...

18:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI