Flash

Dekanati i Shkencave të Natyrës del në mbrojtje të kërkesave të studentëve

Lapsi.al 18 December 2018
Dekanati i Shkencave të Natyrës del në mbrojtje të

Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dekanati i këtij fakulteti ka dalë në mbrojtje të kërkesave të studentëve. Në deklaratën e këtij dekanati thuhet se do të bëhet analizimi dhe evidentimi i hollësishëm i problematikave të fakultetit. Këto problematika më pas do t'i adresohen institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese.

“Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, duke përcjellë me shqetësim e përgjegjësi  zhvillimet e fundit në lidhje me protestën e studentëve të universiteteve publike, në mbledhjen e jashtëzakonshme të tij të datës 18.12.2018, shprehet njëzëri në mbështetje të  shqetësimeve të drejta të studentëve dhe zgjidhjes sa më të shpejtë institucionale të tyre.

Njësitë bazë të  Fakultetit shprehën gatishmërinë për analizimin dhe evidentimin e hollësishëm të problematikave me të cilat përballet institucioni ynë si pjesë e arsimit të lartë publik dhe adresimin e tyre në një kohë sa më të shkurtër drejt institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese.

Për problematikat që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe administrimit financiar FSHN ndjen përgjegjësi të plotë për ngritjen dhe vënien në eficiencë të mekanizmave rregullatorë, transparentë dhe të monitoruar përmes  një bashkëpunimi  të ngushtë me stafin akademik dhe studentët”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI