Flash

Basha nxjerr emrin: Ky është personi i lidhur me krimin që do ngrejë pallate te Unaza e Madhe

Lapsi.al 18 December 2018
Basha nxjerr emrin: Ky është personi i lidhur me krimin që do

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përmendur disa herë ditët e fundit një plan sipas tij të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj te Unaza e Madhe. Rama tha se plani i tyre është që pas prishjes së banesave të ndërtohen pallate. Por këtë të martë, Basha ka folur me emra.

“Nesër para qytetareve do të shpalosen me dokumente zyrtare se si Edi Rama dhe Erjon Veliaj ndryshuan planin urbanistik për ti dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vite burg për trafik droge, një personi i cili njihet si mik dhe bashkëpunëtor i kupolës sociale Edmond Bego”, - tha kryetari i PD nga “Unaza e Re”, ku banorët zhvilluan ditën e 45-të të protestës.

“Edmond Bego, për t’iu freskuar kujtesën qytetarëve është njeriu i cili në kundërshtim me ligjin, ndonëse i dënuar nga drejtësia italiane dhe vuajti një pjesë të dënimit këtu në Shqipëri, mori mbi 14 milion euro tenderë në rrugën e Elbasanit, në zonën elektorale me të cilin ka udhëtuar mbi 57 herë jashtë shtetit në 4 vitet e fundit.

“Nuk është para rastësi, por është provë e përfshirjes së Ramës dhe kupolës së tij, është pjesë e përgjegjësisë kriminale të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt që shtëpitë e këtyre shqiptareve këtu, këtyre banorëve, të këtyre vogëlusheve këtu, do prisheshin që të ndërtonte pallate shumëkatëshe një person i dënuar për trafik ndërkombëtar droge për të pastruar paratë e drogës dhe për të ndarë kaparin me Edi Ramën, me Erjon Veliajn dhe me kupolën socialiste”, - shtoi Basha.

Të këshilluara

Gjendet një trup i pajetë në Sarandë

Një person është gjetur i mbytur në një kanal në Vrion, bashkia Finiq, mbrëmjen e sotme. Trupi i pajetë është parë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar menjëhe...

18:36

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI