Flash

Analiza/ Dy fytyrat e PD-së për fundin e bojkotit

Lapsi.al 18 December 2018
Analiza/ Dy fytyrat e PD-së për fundin e bojkotit
Partia Demokratike i është përgjigjur sot gjithë talljeve, shpotive dhe kritikave se po kthehet në kuvend thjeshtë nga frika e humbjes së mandateve, me një ton serioz dhe të argumentuar. Ajo ka bërë të ditur se ky akt, nuk ka të bëjë aspak me interesat personale të deputetëve të saj, as me frikën e përçarjes të aleancës. Ajo ka insistuar të mos e lidhë atë as me thirrjet e Monika Kryemadhit se “nuk i dorzojmë mandatet e fituara me gjak” dhe as me shantazhet e buta të Fatmir Mediut se “opozitarizmit i shërbehet më mirë në parlament”. Zyrtarisht PD ka shpallur se do hyjë në atë sallë për t’i shërbyer zgjidhjes së çështjes së studentëve dhe asaj të vettingut të politikës.

Andi Bushati:Luli dhe Monika si freshistë të devotshëm

Vështirë se ndokush mund ta kapërdijë këtë justifikim, por edhe nëse po, pas tij ngrihen disa pyetje. Pse kur PD këtë punë e pasaka pasur një lojë me “hyr e dil” nuk u fut në parlament edhe kur u diskutua kthimi i ligjit të Metës për teatrin? A nuk e kishte caktuar ajo Teatrin “vijën e kuqe” dhe prioritetin e prioriteteve? Pse kur u kritikua për këtë mungesë Lulzim Basha u përgjigj me të drejtë se vendi i tyre nuk ishte në atë sallë, ku as nuk i përfillnin, as nuk i merrnin në konsideratë? Çfarë ndryshoi nga teatri deri tek studentët? Pse Berisha që bëri disa herë thirrje për djegjen e mandateve sot e fshiu kujtesën e tij dhe u kujdes për imunitetin? Të gjitha këto mund të thuheshin gjithashtu edhe për ditën kur banorët e “Astirit” protestuan para kuvendit dhe PD nuk i mbështeti nga brenda sallës. Natyrisht është PD që e cakton prioritetin e kuzave të saj prioritare dhe dytësore. Eshtë ajo që vendos se kur e thyen betimin e marrëdhënies së kushtezuar me Kuvendin dhe se për cilat tema e bën këtë. Por, pavarësisht nga këto, ajo e ka të vështirë të krijojë një konsensus të gjërë se nuk po e hedh këtë hap për të ruajtur mandatet deputetëve. Dhe nëse krijon këtë përshtypje në publik ky është një autogol i pa rikuperueshëm. Sepse opozita nuk mund të ketë dy fytyra. Edhe atë që i thotë shqiptarëve bashkohuni pa dallim rreth nesh për të luftuar të keqen edhe atë që e pengon të mos shikojë më larg se të ndenjurat e saj. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI