Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Vrasja e Oliver Ivanoviçit, Prokuroria Speciale ka marrë në pyetje 40 dëshmitarë

Lapsi.al 17 December 2018
Vrasja e Oliver Ivanoviçit, Prokuroria Speciale ka marrë në

Për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ku akuzohen 4 persona, përfshirë nënkryetarin e Listës Srpska, Milan Radojcic, Prokuroria Speciale i ka marrë në pyetje 40 dëshmitarë. Këtë e ka konfirmuar për Express, Prokurori special i rastit, Sylë Hoxha.

Sot, gjykata ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit për tre prej tyre dhe Radojçiqi ende kërkohet nga policia Që nga 23 nëntori deri sot, Nedeljko Spasojeviqi, Marko Rosiqi dhe Dragisha Markoviqi, gjenden në paraburgim për shkak se dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, që ndodhi në muajin janar të vitit të kaluar.

Kjo masë vazhdoi edhe sot deri më 23 dhjetor, që i bie edhe gjashtë ditë. Për këtë rast, avokatët mbrojtës treguan se janë intervistuar 40 dëshmitarë. Por, marrjen në pyetje të 40 dëshmitarëve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, e ka konfirmuar për Express edhe Prokurori special, Sylë Hoxha.

“Po, janë marrë në pyetje 40 dëshmitarë”, tha ai përmes një bisede telefonike. Por, për këta 40 dëshmitarë, avokatët sot pretenduan se nuk dinë asgjë, as kush janë ata, as çfarë kanë thënë dhe çka janë./express

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI