Flash

Video/ Patinazh më shumë se futboll, top bore mbi arbitrin dhe një pëllumb që e ka me portierin e Macva

Lapsi.al 17 December 2018
Video/ Patinazh më shumë se futboll, top bore mbi arbitrin dhe

Ndeshja e kampionatit të Serbisë mes Partizanit të Beogradit dhe Macva, e përfunduar 0-0 ka bërë xhiron e internetit për mënyrën si u luajt. Për futboll shumë pak bëhej fjalë në dëborën e madhe që kishte pushtuar stadiumin.

Lojtarët detyroheshin të ngrinin pirg bore për të ekzekutuar goditjet standarte, ndërsa tifozët ishin ata që e kishin më të thjeshtë për të kontestuar arbitrin, që u bë shënjestër e topave të dëborës nga shkallët e stadiumit.

E në fund, për të mbështetur Macva në një barazim të rëndësishëm në transfertë, një pëllumb i "jepte zemër" portierit, duke qendruar mbi traversë e duke mos u frikësuar nga topat që i drejtoheshin portës.

https://www.youtube.com/watch?v=0uf_tQ01rGE

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI