Flash

Vettingu/ Shkarkohet përfundimisht kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja

Lapsi.al 17 December 2018
Vettingu/ Shkarkohet përfundimisht kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim

Kolegji i Posacëm i Apelimit vendos të shkarkojë nga detyra kreu e gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Vendimi u mor pak caste më parë, ndërsa kolegji arsyetoi se subjekti ka pronësi më të madhe sesa mund ta justifikojë, ka mungesë burimesh financiare.

Gjithashtu KPA ka gjetur pasaktësi në deklarimin e Dedjas, sa i takon një apartamenti në Golem dhe një në Tiranë. Trupi gjykues, i caktuar me short, kryesohej nga Ardian Hajdari, me relator Luan Dacin si edhe anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.

Kryegjykatësi kushtetues Bashkim Dedja e kaloi me sukses testin e vettingut në shkallën e parë. Por vendimi i Komisionit të Pavarur të kualifikimit u ankimua nga Komisioneri Publik si edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI