Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

'Tym i bardhë' i propagandës së Ramës: Nisa dialogun me studentët...

Lapsi.al 17 December 2018
'Tym i bardhë' i propagandës së Ramës: Nisa

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me pedagogë të Fakultetut të Gjeologji Minierave. Ndonëse deri më tani s’ka as foto e as pamje nga takimi, Rama shkruan se kjo është nisja e dialogut pasi aty kishte edhe studentë.

“Faleminderit për mikpritjen grupit të studentëve dhe pedagogëve të Gjeologjikut,me të cilët patëm një bashkëbisedim të dobishëm për Dialogun (e në fakt zhvilluam vetë Dialogun). Mësova gjëra të reja prej tyre,mbase edhe ata e kuptuan mirë se ku e kam hallin unë. Nesër vazhdojmë”, shkruan Kryeministri.

Por gjasat janë që edhe ky takim të jetë një kopje e shëmtuar e shfaqjes së Ramës në emisionin ‘Top Shoë’. Studentët e pretenduar nga Rama, nuk janë ata që përfaqësojnë masën e gjerë të protestuesve, por freshistë dhe njerëz të përzedhur prej tij. Rama kërkon  të krijojë në opinionin publik idenë se studentët po i nënshtrohen kokëfortësisë së tij për dialog, pa përmbushur më parë 8 kërkesat e tyre.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI