Flash

Tri manipulimet e kryeministrit për protestën e studentëve

Lapsi.al 17 December 2018
Tri manipulimet e kryeministrit për protestën e studentëve

Edi Rama po mundohet t'ua shesë shqiptarëve protestën e studentëve si një protestë kryekëput të organizuar nga opozita. Në pamundësi për t'u përballur me manifestuesit realë, ai ka bombarduar sot publikun me statuse ku pretendohet se shkollat, rrugët dhe bulevardi janë bllokuar nga dyshja PD -LSI.

Me fjalorin e tij të zakonshëm, që e përdori në fillim edhe me studentët, por që i ra si pështyma në fytyrë nga memet e tyre, gjatë gjithë ditës Rama i është drejtuar liderit të PD-së si 'Artisti' dhe kryetares së LSI-së si 'Doktoresha'. Madje ai ka shkuar edhe më larg kur ka përdorur një shprehje banale të shqipes që u ka thënë deputetëve të vet në mbledhjen e grupit: "shkoni në komisione të papërgatitur si Mona në dasëm".

Fillimisht Rama e ka filluar ditën me një status ku caktohej një datë skadence, që ai po e pret me ankth: afrimi i festave.

Sikurse shihet, ai flet për një protestë të përgjysmuar dhe për studentë që e kanë braktisur dhe nuk janë më aty. I pakënaqur me këtë vëzhgim manipulativ, kryeministri ka shkuar edhe më tej, duke lënë idenë me një status të dytë, se nuk kanë mbetur më studentë në protestë. Sikurse duket edhe në statusin e mëposhtëm, ai do të krijojë një përshtypje manipulative, ndryshe nga sa gjithë shqiptarët shikonin në ekrane.

 

ram

Mbas këtij, Kryeministri qëlloi edhe me një reagim të tretë tashmë duke e shpallur si të vërtetë që protesta është vetëm e opozitës dhe duke tentuar t'i vendosë PD-në dhe LSI-në në kundërshtim me qytatarët të cilëve u bllokohen rrugët.

454545

Natyrisht majfton të shikoje qoftë dhe pak protestën e sotme, për të kuptuar se në statuset absolutiste që bën kryeministri nuk thotë të vërtetën. Arsyet se pse ai sillet kështu dihen (lexo komentin poshtë), por ky bombardim në rrjetet sociale tergon se ai nuk po e duron dot më një protestë që nuk e kap dot. Prandaj po tenton të manipulojë publikun duke mos bëra gjatë gjithë ditës çdo punë dhe për të shpikur statuse të rreme.

©Lapsi.al

Andi Bushati:Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit

Të këshilluara

Ditët e errëta të Thomas Strakoshës

Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Lazio dhe në qendër të kritikave është ai që pak muaj më parë ishte idhull i tifozerisë. Portieri shqiptar Thomas Strak...

22:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI