Flash

Tregolësha/ Messi je i mirë, por jo aq sa Ronaldo...

Lapsi.al 17 December 2018
Tregolësha/ Messi je i mirë, por jo aq sa Ronaldo...

Levante pa me sy shkatërrimin nga Lionel Messi, në ndeshjen e të dielës në La Liga, me argjentinasin që shënoi tre gola në fitoren 0-5 të Barcelonës. Për numrin 10 të katalanasve është një rekord prej 49 tregolësha në karrierë dhe lojtari që aktualisht e ka realizuar këtë më shumë se gjithë të tjerët në Spanjë. Aktualisht, sepse në fakt është një tjetër që ka numrin më të lartë të tregolshave, por që nuk luan më në Spanjë, por për Juventus: Cristiano Ronaldo.

Ronaldo ka shënuar 51 tregolësh për klubin dhe kombëtaren, duke qenë ende dy distanca përpara rivalit argjentinas. CR7 ka realizuar 35 tregolësha në La Liga (më e larta ndonjëherë) ndjekur nga Messi që me Levanten bëri 33, por ka mundësi ta thyejë rekordin e portugezit të paktën në la Liga.

Të dy fenomenët e futbollit kanë shënuar nga 7 tregolësha secili në UEFA Champions League… Ronaldo e Messi kanë realizuar edhe nga 5 tregolësha secili për kombëtaret. 4 nga 5 tregolëshat e Ronaldo për Portugalinë janë shënuar në kualifikueset për Kupën e Botës...

Ronaldo ka realizuar 2 tregolësha në Kupën e Mbretit e këtu është inferior ndaj 3 të shënuara nga Leo, që ka gjithashtu edhe një tregolësh në Superkupën e Spanjës. Ndërsa Ronaldo ka realizuar një tregolësh edhe për Manchester United në ndeshjen kundër Newcastle dhe një tregolësh në Botërorin e fundit për Kluve që luajti me fanellën e Madrid.

https://youtu.be/HjmXlywmNK0

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI