Flash

Taulant Balla: Nuk e shohim plotësimin e 8 kërkesave si zgjidhje që të ikim e të hamë gjelin e Vitit të Ri

Lapsi.al 17 December 2018
Taulant Balla: Nuk e shohim plotësimin e 8 kërkesave si zgjidhje

Taulant Balla është shprehur se ligji i Arsimit të Lartë nuk mund të ndryshojë. Ky ligj ka shenjuar një moment historik në garantimin e autonomisë së universiteteve publike, sipas tij.

Gjithashtu Balla është shprehur, se PS nuk e sheh plotësimin e 8 pikave si një përgjigje që i duhet dhënë studentëve që të mbyllet çështja e të shkohet në shtëpi për të ngrënë gjelin e Vitit të ri.

“Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Ne nuk duam që kjo protestë të mbyllet. Ne duam një proces dialogu mes qeverisë dhe studentëve do të shkojë përtej 8 pikave. Ne e konsiderojmë këtë si një moment shumë të rëndësishëm, të thellojmë një reformë të shumanshme të arsimit në tërësi.

Arsyeja pse ne insistojmë tek dialogu është për të përfshirë konceptin e bashkëqeverisjes, për t’u mirëkuptuar me studentët, në radhë të parë dhe me gjithë universitetin në mënyrë që të ndryshojmë një gjendje që ligji Arsimit të Lartë nuk e ka ndryshuar. 8 pikat nuk janë ndryshimi i gjithë problemeve që ka Arsimit i Lartë në Shqipëri. Nuk e shohim mbylljen e protestës dhe plotësimin e 8 pikave si zgjidhje që hajde t'i plotësojmë dhe të ikim të hamë gjelin e detit për Vitin e Ri”, u shpreh Balla.

Balla ka ironizuar dhe një pjesë të protestuesve, duke i quajtur punonjës të Bashkisë së Kamzës.

“Poshtë dritares pashë 3 punonjës të Bashkisë së Kamzës që s’kanë pasur fatin të shkojnë në universitete”, tha ai teksa shtoi se:  “Dialogu mes qeverisë dhe studentëve është zgjidhja më e mirë. Studentët, nga Shkodra e deri në Elbasan të vijnë në sallën e Parlamentit. Ligji i Arsimit të Lartë është një moment historik, për t'i dhënë autonominë që kërkojnë universitetet publike në vend. Por ligji Arsimit të lartë është thelbi i një universiteti me autonomi. Nuk do të ketë asnjë taksë për fëmijët e personave më ndihmë ekonomike dhe asnjë pagesë për ata që janë me rezultate të shkëlqyera”, u shpreh ai.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI