Flash

Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë, nisin aplikimet tek “Zoja e Këshillit të Mirë”

Lapsi.al 17 December 2018
Specializime afatgjata në fushën e mjekësisë, nisin

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” shpall për herë të parë konkursin për 10 Programe Specializimi afatgjata të “Ciklit të Tretë”, në fushën e mjekësisë dhe të zhvilluara në bashkëpunim me Universitetin e Studimeve të Romës “Tor Vergata”.

Kontributi dhe formimi i figurave të afta profesionale është një ndër objektivat kryesore të këtij  institucioni akademik. Për këtë arsye, Universiteti Katolik ZKM vendos në disposicion të të diplomuarve në mjekësi, Specializimet e mëposhtme në:

  1. Sëmundje të Aparatit Kardiovaskular
  2. Kirurgji e Përgjithshme
  3. Ortopedi dhe Traumatologji
  4. Mjekësi Transfuzionale
  5. Gastroenterologji
  6. Gjinekologji dhe Obstetrikë
  7. Anesteziologji, Reanimacion dhe Terapi Intensive
  8. Shkenca të të Ushqyerit
  9. Kardiokirurgji
  10. Nefrologji

UKZKM ndërmerr nismën e aktivizimit të specializimeve afatgjata në fushën e mjekësisë duke e cilësuar këtë hap, si një prioritet për plotësimin e kurrikulës universitare dhe duke kontribuar njëkohësisht në rritjen e numrit të mjekëve specialistë cilësorë, kaq të nevojshëm në kohën tonë.

Procedurat e aplikimit për të marrë pjesë në provën përzgjedhëse, janë të mundura 30 ditë nga data e shpalljes së konkursit dhe gjenden të publikuara në faqen online zyrtare të universitetit:

https://www.unizkm.al/al/menu-e-shpejte/news-evente/2350-shpallje-konkursi,-programe-specializimi-afatgjat%C3%AB-n%C3%AB-fush%C3%ABn-e-mjek%C3%ABsis%C3%AB,-edicioni-i,-viti-akademik-2018-2019

Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë", i themeluar në vitin 2004 është i vetmi universitet jopublik në Shqipëri, diplomat e të cilit falë partneritetit me universitetet publike italiane, njihen edhe në Bashkimin Europian. Së fundmi, Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë" fitoi akreditimin e tretë institucional, me maksimumin e pikëve, duke përmbushur plotësisht kriteret dhe standartet e kërkuara në nivel akademik dhe infrastukturor.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI