Flash

Këshilli i Europës: Shqipëria të luftojë pastrimin e parave

Lapsi.al 17 December 2018
Këshilli i Europës: Shqipëria të luftojë pastrimin e

“Autoritetet shqiptare duhet të rrisin përpjekjet e tyre në ndjekjen, pastrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale dhe trajtimin e rreziqeve që lidhen në financimit të terrorizmit”. Është një nga vërejtjet që bëri këtë të hënë Këshilli i Evropës për Shqipërinë.

“Moneyval” një një organizate e këtij institucioni ishte në Tiranë dhe prezantoi raportin sipas të cilit “autoritetet shqiptare kanë një kuptueshmëri të mirë të rreziqeve nga pastrimi i parave në ekonominë formale dhe zotërojnë mekanizma e koordinimit kombëtar për t’i përballuar këto rreziqe”.

“Megjithatë, - thuhet në raport - këto mekanizma nuk kanë rezultuar plotësisht efektive dhe ka disa fusha ku duhet të kishte analiza më e detajuara të kërcënimit të paraqitur” – thuhet më tej.

"Korrupsioni paraqet rrezik të madh për pastrimin e parave për Shqipërinë. E lidhur shpesh me aktivitete të krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe rrezikon seriozisht funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale", - theksoi raporti Moneyval. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI