Flash

Hidhet shorti i Champions, shkon keq për Bayern Mynih e Juventus

Lapsi.al 17 December 2018
Hidhet shorti i Champions, shkon keq për Bayern Mynih e Juventus

Shorti i Nyon për 16 më të mirat e Champions League nuk ka shkuar aspak mirë për Bayern Mynih dhe Juventus. Edhe pse në vazon e parë në përzgjedhje, dy gjigantët e Gjermanisë dhe Italisë rrezikonin më dhe verdikti i shortit ka qenë i egër: Liverpool për kampionët e Gjermanisë dhe Atletico Madrid për ata të Italisë.

Duke qenë në vazon e dytë skuadra e Klopp dhe ajo e Simeones do të jenë pritëse në ndeshjet e para, ndërkohë që shorti ka qenë cuditërisht me fat për Romën, edhe pse përpara hedhjes së tij, skuadra e di Francescos rrezikonte mbi të gjitha të peshkonte Manchester City që nuk mund të ndeshej me Liverpool, Tottenham e United si skuadra angleze dhe Lyon, me të cilin është ndeshur në fazën e grupeve.

E megjithatë Roma ka gjetur kundërshtar Porton, ndërsa të thjeshtë, të paktën në letër duhet ta kenë Real Madrid, Manchester City dhe Barcelona. Për tu evidentuar është edhe përplasja e fortë mes Manchester United dhe PSG, me sfidën e parë në Old Trafford.

Ndeshjet e vajtjes për raundin e 1/8 të finaleve do të luhen në 12-13-19 e 20 shkurt e kthimin në 5-6-12 e 13 mars.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI