Flash

Bujar Nishani: Rama s'ka diplomë dhe është i korruptuar

Lapsi.al 17 December 2018
Bujar Nishani: Rama s'ka diplomë dhe është i korruptuar

Ish-Presidenti Bujar Nishani shkruan se studentët shqiptarë janë në protestë masive për të drejtat dhe liritë sociale dhe akademike, ndërsa nënvizon se kryeministri Edi Rama është kryeministri i vetëm në periudhën e 30 viteve të fundit pa një diplomë universiteti.

Postimi i ish-Presidentit Nishani:

Studentët shqiptarë në protestë masive për të drejtat dhe liritë e tyre sociale dhe akademike. Kundër një Kryeministri të korruptuar i cili është kryeministri i vetëm pa një Diplomë Universitare që nga koha kur në Shqipëri u rrëzua diktatura komuniste dhe u vendos sistemi demokratik pluralist politik.

Asnjë argument dhe arsyetim normal prej këtij kryeministri kundër kërkesave të studentëve.

Përpëlitje të dështuara të një kaste pushteti të korruptuar, të degraduar e në ikje për ta kufizuar protestën e tyre masive si përfaqësim të partive politike kundërshtare.

Një propagandë mjerane për “popullin armik”.

E qartë që studentët as kompleksohen , as përçahen e as tërhiqen nga propaganda e një njeriu që as nuk e njeh, as nuk e kupton e as i afrohet dot jetës universitare studentore.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI