Flash

Blerina Gjylameti lavde Ramës: Nuk ka patur kryeministër në histori që të ketë dhënë përgjigje si ai

Lapsi.al 17 December 2018
Blerina Gjylameti lavde Ramës: Nuk ka patur kryeministër në

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, e ftuar në studion e lajmeve të News 24 është shprehur se mbështet thirrjet e kryeministrit për dialog, dhe se ai ka bërë një gjë që askush tjetër në histori nuk e ka marrë përsipër ta bëjë më parë.

“S’besoj se ka pasur ndonjëherë në histori një përgjigje të tillë nga një kryeministër, përsa i përket demokracisë. Studentët sot duhet të ishin pranë auditorëve për të zgjedhur përfaqësinë e tyre nga vetë ata, që më pas të uleshin me kryeministrin,” tha Gjylameti.

Sipas Gjylametit kërkesat e studentëve po plotësohen, për këtë arsye ajo e sheh me skepticizëm futjen e tyre në grevë urie.

 “Nuk besoj se do arrijnë në një pikë të tillë, për sa kohë që kërkesat po plotësohen dhe kryeministri është i gatshëm për  t’ia plotësuar.

Buxheti për arsimin është rritur ndër vite.  Numri i studentëve që është në protestë kundrejt atyre që janë në total, është jo më shumë se 10%. A është kjo përfaqësia ekzakte e studentëve. Pse duhet të pengojnë këmbënguljen dhe dëshirën e disa të tjerëve për të hyrë në mësim.

Ata që janë për dialog do duhet të që ulen dhe të zgjedhin përfaqësitë e tyre. Nëse janë këto 8 kërkesa ose më shumë, që besoj se ka më shumë problematika, do duhet të ulemi për të biseduar,” tha Gjylameti.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI