Flash

Balla: Miku i Bashës nën hetim nga drejtësia amerikane (Por shtetasi turk vazhdon të jetë konsull nder i Shqipërisë në Turqi)

Lapsi.al 17 December 2018
Balla: Miku i Bashës nën hetim nga drejtësia amerikane (Por

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se miku i ngushtë i Lulzim Bashës, Kamil Ekim Alptekin, është nën hetim nga drejtësia amerikane. Balla publikon edhe linkun e prestigjozes Wall Street Journal, e cila raporton këtë lajm.

“Miku i ngushtë i Lulzim Bashës, të cilit siç e shikoni në fotografi i ka qenë edhe “padrino” në dasëm, Kamil Ekim Alptekin merret zyrtarisht nën akuzë nga Drejtësia Amerikane për lobing të paligjshëm, por edhe deklarime të rreme. Vetëm një pyetje sot për Lulzimin. Lulzim vazhdon ende edhe ti të japësh deklarime të rreme për lidhjet e tua me këtë person të vendosur nën akuzë në SHBA?”, - shkruan Balla.

Por ndërkohë nga ana tjetër, ajo që Balla nuk e thotë, është se shtetasi turk Kamil Ekim Alptekin figuron ende si konsull nderi i Shqipërisë në Turqi. Mjafton një kërkim i vogël në internet për ta mësuar diçka të tillë. Shihni fotot më poshtë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI