Flash

Vendimi/ Shumë më pak policë rrugëve të vendit

Lapsi.al 16 December 2018
Vendimi/ Shumë më pak policë rrugëve të vendit

Në rrugët e vendit do të reduktohen ndjeshëm policët e vendosur për rregullimin e trafikut. Lajmi u dha nga Policia e Shtetit.

"Me reduktimin e prezencës fizike të dukshme, janë shtuar patrullat e policisë rrugore, me mjete të uniformuara dhe jo vetëm, të cilat gjatë kontrollit të territorit, evidentojnë, dokumentojnë dhe më pas procedojnë sipas shkeljeve të verifikuara, mjetet e konstatuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke adresuar me pas masat administrative në adresat përkatëse sipas afateve ligjore të parashikuara në nenin 199 te Kodit Rrugor të Republikes së Shqipërisë." - thuhet në njoftimin e policisë.

NJOFTIMI: 

Policia Rrugore e Tiranës dhe Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në kuadër të masave të marra për përmirësimin e shërbimit të Policisë Rrugore, kanë reduktuar ndjeshëm efektivët e vendosur me shërbim fiks, për menaxhimin dhe rregullimin e trafikut, nëpër kryqëzime që janë të pajisur me sinjalizimin e nevojshëm të ndritshëm (semafor).

Me reduktimin e prezencës fizike të dukshme, janë shtuar patrullat e policisë rrugore, me mjete të uniformuara dhe jo vetëm, të cilat gjatë kontrollit të territorit, evidentojnë, dokumentojnë dhe më pas procedojnë sipas shkeljeve të verifikuara, mjetet e konstatuara në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor duke adresuar me pas masat administrative në adresat përkatëse sipas afateve ligjore të parashikuara në nenin 199 te Kodit Rrugor të Republikes së Shqipërisë.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit me mjete të pauniformuara në zonat e kryqëzimeve, dhe në rrugët urbane të Kryeqytetit janë evidentuar dhe konstatuar 125 mjete të ndryshme në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor për të cilat janë përpiluar procesverbalet e konstatimit të shkeljeve dhe do behet njoftimi zyrtar i tyre, sipas normave të parashikuara në Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Shkeljet e konstatuara janë kryesisht për parkime të gabuara, mospozicionim siç duhet në koristë dhe zonën e kryqëzimit, mosdhënie përparësisë ndaj këmbësorëve, mosrespektim të sinjalizimit rrugor horizontal dhe të ndritshem, si dhe shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor që ndikojnë jo pak, në krijimin e kushteve për trafik të rënduar, konfuzion në qarkullimin e mjeteve dhe burim për aksidente rrugore.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor edhe aty ku mungon fizikisht ?‍♀, së pari për sigurinë tuaj dhe për tu mos u penalizuar nga ?‍♀ që nuk ??, por ?✍

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI