Flash

Reagon Travis Scott pas debatit me Kanye West

Lapsi.al 16 December 2018
Reagon Travis Scott pas debatit me Kanye West

Kylie Jenner kërkon që e gjithë bota të dijë se mes partnerit të saj, Travis Scott dhe kunatit, Kanye West gjithçka është mirë. Pasi Kanye akuzoi Travis se hodhi poshtë familjen për bashkëpunimin me Drake, partneri i Kylie-t u shfaq në rrjetet sociale me një bluzë që mbante logon e kompanisë Nike. Fansat e përkthyen këtë veprim si një përgjigje ndaj Kanye-s, i cili prej disa vitesh bashkëpunon me Adidas për koleksionin e tij të atleteve. Mirëpo, Kylie sqaroi menjëherë gjithçka.

 “Ai nuk po tregohet i ulët. Është thjesht dizajini i bluzes. Të gjithë janë mirë, kanë ecur përpara dhe po jetojnë jetën e tyre. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Travis ka nënshkruar marrëveshje me Nike. Çështja është që kemi folur, ka vetëm energji positive” – sqaroi Kylie.

Pak ditë më parë, Kanye West shkruajti në “Twitter” se Travis e ka kërcënuar atë dhe familjen e tij, pasi ai ishte ankuar se përse e kishte lënë Drake t’i bënte diss për atletet e tij në këngën “Sickomode”. Mirëpo pak më vonë, Kanye lajmëroi se kishin zgjidhur mosmarrëveshjet.

Të këshilluara

Tayna dhe Ledri drejt një bashkëpunimi

Bëhuni gati, një tjetër hit po vjen! Burime për “iconstyle.al” zbuluan se Ledri Vula dhe reperja Tayna kanë bashkëpunuar për këngën e rradhës! Madje, siç shi...

13:25

Eva Adams refuzoj përqafimin nga Brad Pitt

një aktore e famshme u tregua e pashpirt dhe e la yllin e Hollivudit me krahët hapur, pasi refuzoi ta përqafonte. E ftuar në “Jimmy Kimmel live”, Amy Ada...

15:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI