Flash

Manovrat e Milan: Higuain blerje e detyrueshme, po ja si arrihet tek Fabregas

Lapsi.al 16 December 2018
Manovrat e Milan: Higuain blerje e detyrueshme, po ja si arrihet tek Fabregas

Ka vetëm një emër tek Milan që nuk mund të preket, Gonzalo Higuain. Në ditët e fundit është rritur shumë vala e zërave që vënë në dyshim blerjen përfundimtare të El Pipita në fund të sezonit. Një bindje që lidhet me përfaqësimet zhgënjyese të argjentinasit, pòr që është në kundërshti të fortë me llogaritë në funksion të FFP. Cështja është e thjeshtë: Milan ka investuar deri tani tek Higuain rreth 35 milionë (18 për huazimin e 17 për pagën) e duhet të derdhë 36 në qershor për të kompletuar blerjen nga Juventus.

Një shifër e rëndësishme, por që do ti shërbente kuqezinjve më shumë se të mos e paguanin. Higuain mund të rivendoset në merkato, me Chelsea që vazhon të jetë i interesuar për argjentinasin. Shoqëria duhet të bëjë lëvizje në merkato për të siguruar plusvalenca, për ti shkuar pas rregullave të UEFA e për të shmangur sanksionet. E me shumë mundësi një mes Donnarumma, Suso e Romagnoli duhet të ndryshojë fanellë.

Janari mund të jetë dritarja e fundit për të manovruar në merkato pa limite. Drejt daljes, thuajse i sigurtë Calhanoglu, për të cilin ka një ofertë rreth 20 milionë nga Lejpzig. Në hyrje, përvec Paquetà, emrat janë gjithnjë të njëjtë, me Ibrahimovic që mund të vendosë në cdo moment e Fabregas që mbetet objektivi kryesor për të përforcuar mesfushën. Spanjolli vazhdon të thotë se nuk është i lumtur me Sarri dhe kuqezinjtë po përpiqen të ulin kërkesat e tij (8 milionë) që vijnë nga Londra. Një histori që ndërlidhet me Bakayoko, pjesë aktive e tratativës - Milan i ka premtuar Abramovich se është gati të blejë përfundimisht francezin në këmbim të lënies së lirë të Fabregas -. Ndërkohë, dy miqtë, kanë këmbyer mesazhe duke menduar për mesfushën e re të Milan.

Të këshilluara

Video/ Lingard barazon rezultatin në Anfield

Manchester United rifutet në lojë në Anfield Road pas vetëm 10 minutash lojë. Avantazhit të Mane, skuadra e Jose Mourinhos i është përgjigjur me golin e Lingard...

17:46

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI