Flash

Faktet/ Si po përpiqet Rama t’a përçajë protestën

Lapsi.al 16 December 2018
Faktet/ Si po përpiqet Rama t’a përçajë
Ulja e masës së studentëve që kur protesta e tyre u zhvendos nga ministria e Arsimit drejt kryeministrisë, e ka bërë kryeministrin që tanimë ishte pa asnjë rrugë shpëtimi të ndryshojë strategji. « Ai po bën të gjitha përpjekjet që në fillim të javës të zhvillojë një gjoja dialog me studentët » dhe ta paraqesë atë si plotësim të kërkesave të tyre dhe mbyllje të protestës » tha për Lapsi.al i njëjti burim anonim brenda rrethit të ngushtë të kryeministrit i cili fa folur për ne edhe më parë (shiko shkrimin poshtë).

“Spiuni” brenda Kryeministrisë tregon/ Pse Rama nuk po dorëzohet para sudentëve?

Ky pohim i zyrtarit të lartë të Rilindjes mbeshtetet edhe nga lëvizjet e Edi Ramës sot. Fillimisht ai botoi një thënie të Eleanor Roosvelt ku këmbënguljej se jeta e përbashkët kërkon dialog (poshtë). Image Pas kësaj, ish kryeministri Sali Berisha nxorri një mesazh në Whatsapp që po shkëmbehet mes studentëve të mjeksisë ku disa zëra të rekrutuar nga kryeministri po i bëjnë thirrje studentëve të tjerë për dialog në një nga auditoret e universitetit (poshë). Image Pra taktika është e qartë. Pasi pa që protesta u mbak pas këmbënguljes së PD-LSI që ta shpinin për interest e tyre para kryeministrisë, pasi pa që shumë student të nxitur nga mungesa e mësimit, i braktisën konviktet ku jetojnë në kushte kafshërore dhe shkuan drejt shtëpive të tyre në rrethe, pasi e di që festat dhe ndërprerja e mësimit janë pranë, Rama po bën edhe lëvizjen e fundit: të bëjë një takim sa për sy e faqe që të shpallë se dialogu u krye, kërkesat u plotësuan dhe revolta u mbyll. Ai ka përparuar shumë në këtë skenar të cilin mund ta pengojë vetëm një mobilizim i madh (si të martën e shkuar), i studentëve në ditët e para të javës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ditët e errëta të Thomas Strakoshës

Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Lazio dhe në qendër të kritikave është ai që pak muaj më parë ishte idhull i tifozerisë. Portieri shqiptar Thomas Strak...

22:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI