Flash

Ariana jep një koment për Kanye-n, Kanye: Mos më përdor për promo

Lapsi.al 16 December 2018
Ariana jep një koment për Kanye-n, Kanye: Mos më përdor

Kanye West është në mes të një “sherri” të madh me Drake dhe Travis Scott, i cili filloi pas disa postimeve në Twitter të enjten në mbrëmje. Pikërisht në kohën kur Ariana Grande kishte skeduluar debutimin e këngës së saj më të re “Imagine” dhe Miley Cyrus gjithashtu kishte lajmëruar se do të publikonte një material të ri muzikor. Kështu këngëtarja e hitit “God is a Woman”, së bashku me Miley-n, postuan se paqja duhet të mbizoterojë dhe burrat e ritur nuk duhet të kenë konflikte në kohën kur të dyja ato ishin duke promovuar këngët e reja. Në dukje një postim shumë i pafajshëm i cili fillimisht nuk shkaktoi fare reagim por tani pas disa ditësh Kanye West vendosi ti përgigjet Ariana-s.

Me anë të një postimi në Twitter ai shkruan: “E di që Ariana e tha atë që tha duke mos menduar keq, por mua nuk më pëlqejnë këto komente, sidmos nga dikush që e di se më do dhe më respekton. “. Gjithashtu ai e akuzoi pop star-in se po e shfrytëzon situatën e tij për të promovuar muzikën e saj: “Gjithë këto budallallëqe rreth gjendjes time mendore thuhen, Ariana ti e di që të dua por derisa të jesh gati që të kuptosh se të gjithë janë okay, mos më përdor mua që të promovosh këngën.” Por dhe një koment nga ana e Grande-s nuk ka munguar pasi ajo shkroi po në Twitter: “Megjithë respektin, nuk më duhet të përdor askënd për të promovuar muzikën time, pikë. Po bëja një koment për faktin se çfarë po bëjnë meshkujt në të njejtën kohë që vajzat po bëjnë muzikë të mirë. Ishte një shaka e cila mund të tingëllojë dhe jo sensitive prandaj të kërkoj falje dhe shpresoj të ndihesh mirë sot.”

Të këshilluara

Kim K nuk suporton më vendimet e Kanye-t

Ditët e fundit i janë dedikuar tërësisht përplasjes së Kanye West me Drake dhe Travis Scott. Ka pasur komente nga të gjitha palët, dhe sigurisht dhe nga Kim Kar...

14:54

Reagon Travis Scott pas debatit me Kanye West

Kylie Jenner kërkon që e gjithë bota të dijë se mes partnerit të saj, Travis Scott dhe kunatit, Kanye West gjithçka është mirë. Pasi Kanye akuzoi Travis se hodh...

13:27

Tayna dhe Ledri drejt një bashkëpunimi

Bëhuni gati, një tjetër hit po vjen! Burime për “iconstyle.al” zbuluan se Ledri Vula dhe reperja Tayna kanë bashkëpunuar për këngën e rradhës! Madje, siç shi...

13:25

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI