Flash

Taulant Muka: Niko Peleshi e mori diplomën 13 vite më pas, kur hyri në politikë

Lapsi.al 15 December 2018
Taulant Muka: Niko Peleshi e mori diplomën 13 vite më pas, kur hyri

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka shkruan për ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshin se është diplomuar 13 vite pasi është regjistruar në universitet.

Në vitin 1989 Niko Peleshi ka mbaruar gjimnazin, më pas nis Universitetin në atë vit dhe e përfundon 13 vite më pas, kohë kur i hyn politikës.

 “Politika sulmon, por harron që unë i kam publikuar diplomat e mia, edhe pse nuk kam asnjë detyrim publik! Po Politika? Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë a ka diplomë? Shikoni CV-në e tij, a ju duket normale?

Mbaron gjimnazin në 1989, fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës! A ke diplomë zoti Peleshi? Nëse e ke, pse nuk e bën publike? Kjo është Shqipëria jonë, drejtohet nga individë që mashtrojnë se kanë diploma!”, shkruan Muka.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI