Flash

Studentët, thirrje për shkarkimin e dekanit të fakultetit Ekonomik, Dhori Kules

Lapsi.al 15 December 2018
Studentët, thirrje për shkarkimin e dekanit të fakultetit

Ndonëse moti nuk ka qenë në favor të protestës së studentëve, ata vazhdojnë të qëndrojnë përpara kryeministrisë për ta çuar deri në fund kauzën e tyre. Studentët kanë kërkuar në korr largimin e dekanit të fakultetit Ekonomik, Dhori Kulen.

Studentët e këtij fakulteti kanë kërkuar një takim me dekanin, por ai nuk ka shkuar për t’u përballur me ta.

Kule, kishte kërkuar një përfaqësi prej 20 studentësh për të biseduar ditën e sotme. Studentët nuk e kanë pranuar këtë gjë dhe kanë shkuar në masë.

Ky masivitet i studentëve ka bërë që Dhori Kule t’i shmanget takimit. Të zhgënjyer nga kjo sjellje, studentët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI