Flash

Liria pa barazi është diktaturë

Lapsi.al 15 December 2018
Liria pa barazi është diktaturë

Rendi i vjetër u përmbys me premtimin për një jetë më të mirë për të gjithë.

Liberté, égalité, fraternité - ishin tre parimet mbi të cilat u themelua sistemi i ri nën oshëtimat e revolucionit francez i cili varrosi feudalizmin për t’i hapur rrugë rendit të ri kapitalist.

“Liri, barazi, vëllazëri”, vazhdojnë të jenë ende tre qëllime të cilat nuk mund të shkëputen nga njëra-tjetra e nuk ka kuptim të synohen veç e veç.

Barazia pa liri është barazi në skllavëri, por liria pa barazi është liri për disa e robëri për të tjerët. Liria e barazia e njëkohëshme janë parakusht për të arritur vëllazërimin midis njerëzve e më në fund, një shoqëri me fytyrën solidare të humanizmit. Siç thotë Albin Kurti, i vetmi meritor i emrit socialdemokrat: liria në pabarazi është diktaturë.

Tranzicioni ynë ishte rezultat i sundimit të lirisë pa barazi. Kjo ishte diktatura e të pasurve mbi të varfrit, diktatura e pushtetarëve mbi të pafuqishmit, diktatura e muskujve mbi mendjen.

Kjo diktaturë e lirisë së disave mbi shumicën ua përligji disave ambicien që të dalin me çdo mënyrë mbi të tjerët në kuptimin e së tërës shoqërore, duke i zhvatur kësaj tërësie njërën pas tjetrës të gjitha hapësirat e të drejtat.

Brenda më pak se tre dekadave, kjo tip lirie pa barazi, na e privatizoi publiken, na e mjeroi ekonominë, na e shkretoi natyrën, na e shpopulloi atdheun, na e vulgarizoi kulturën, na e korruptoi drejtësinë, na e banalizoi politikën, na e çarmatosi mbrojtjen, na e brutalizoi policinë, na e denatyroi ushqimin, na e betonoi urbanistikën, na e sëmuri shëndetin dhe na e tregtarizoi arsimin.

Ajo që lëvizja e re shoqërore po kërkon ndonëse ende nuk është e vetëdijshme për ta artikuluar është barazia krahas lirisë. Parashtrimi i kësaj kërkese për barazi do të ishte politizimi i kërkuar i kësaj lëvizjeje të cilën disa po këmbëngulin ta mbajnë në terma kërkesash tarifore për shkak të keqkuptimit se politizimi do të sillte rotacion partiak.

Barazi e jo vetëm liri, është kërkesa politike e kësaj lëvizjeje e cila vetëm kësisoj kthehet në një lëvizje shoqërore që i jep një kuptim të përbashkët revoltës së kudondodhur.

Leximi i pakënaqësisë si kërkesë strukturore për barazi është leximi i vetëm që i jep përgjigje kësaj pakënaqësie e cila përndryshe do mund vetëm të mpihet momentalisht por do të shpërthejë përherë e më fuqishëm deri në zhdukjen e arsyes së ekzistencës së saj.

Të këshilluara

A po lind Tsipras-i shqiptar?!

Nga Hysni Gurra Në një situatë hipotetike:  Nëse vota ime do të ishte përcaktuese dhe do kisha dy alternativa, rradikalët e majtë dhe ekstremistët e djathë, ...

15:24

Të ngelësh, turp apo krenari?

Të ngelësh, turp apo krenari? Pikësëpari, që tarifa shtesë për studentët mbartës është një marrëzi, për këtë besoj biem dakort që të gjithë. Madje as tarifë ...

17:42

Përse arsim publik falas?

Arsimi publik duhet të jetë falas! Sepse "arsim" është thjesht procesi i transmetimit të dijes njerëzore nga një gjeneratë tek tjetra. Kjo dije njerëzore nuk ka...

09:32

Faleminderit studentë!

Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndërra keni në zemrat tuaja. Por, keni ndezur edhe te ne të rr...

14:03

Në Shqipëri nuk ka pasur luftë civile

Kjo pyetje e paraqitur për diskutim në këtë forum akademik dhe intelektual është e rëndësishme, pse përgjigja ndaj saj ka të bëjë me thelbin e vetë Luftës. Përg...

19:56

Dyshimet për vrasjen e Kostandinos Kacifas

Nga Panajot Barka* Fillimisht, falenderoj medja në Shqipëri që mirepresin shkrimet e mia.Vlerësoj qëndrimin e tyre si kontribut civilizues nëpërmjet mendimit...

17:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI