Flash

Protesta, Rama publikon foton nga droni: Një grusht njerëzish po mbajnë peng mijëra studentë

Lapsi.al 15 December 2018
Protesta, Rama publikon foton nga droni: Një grusht njerëzish po

Protesta e studentëve është në ditën e 12-të saj, por kryeministri Edi Rama nuk jep shenja për t'u tërhequr nga kërkesa e tij për dialog. Ai ka postuar sot një foto me dron nga sipër Kryeministrisë, që tregon pjesëmarrësit në protestë dhe thotë se një grusht njerëzish po mbajnë peng gjithë studentët. Ja cfarë shkruan Rama në Instagram.

“Një grusht njerëzish që përsërisin qorrazi avazin kundër Dialogut, mbajnë peng mijëra studentë që duan dhe meritojnë jo vetëm adresimin e 8 pikave, po një transformim të thellë brenda Universitetit, përmes një Pakti me Qeverinë! Historia tregon për shumë raste kur Dialogut i janë trembur qeveritë, po s’ka bërë vaki kurrë që t’i tremben studentët dhe studentët sot në fakt, nuk i tremben Dialogut, po presioneve kundër Dialogut, sharjeve e fyerjeve ndaj kujtdo që kërkon Dialog, të cilat porositen nga partitë përmes studentësh që i’a kanë shitur shpirtin politikës më të mbrapshtë?Sidoqoftë farsa e kësaj barrikade absurde kundër Dialogut, s’ka për të zgjatur sa ka zgjatur. Dialogu do zhbllokohet, Arsyeja do fitojë dhe së bashku ne do të hapim një kapitull të ri për Universitetin”

Të këshilluara

Përmbytet Vlora

Rreshjet intesive të shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në disa prej rrugëve të qytetit të Vlorës, që ndodhen nën pushtetin e ujit. Në portin e Vlorës k...

08:49

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI