Flash

Kanye West zyrtarisht në luftë me Drake

Lapsi.al 15 December 2018
Kanye West zyrtarisht në luftë me Drake

Kanye West  është zyrtarisht në “luftë” me reperin Drake! Ye tregoi në “Twitter” se Drake e kishte kërcënuar me familjen e tij, pasi dyshon se ishte Kanye ai që i ka thënë reperit Pusha T për djalin që po e mbante sekret. Nga ana tjetër, Kanye i kërkoi Drake që t’i kërkonte falje për diss-in që i bëri markës Yeezy në këngën “No Stylist”. Sigurisht, që Kim Kardashian nuk mund të rrinte e heshtur dhe i doli në mbrojtje të shoqit në “Twitter”.

Por Drake nuk është shqetësuar aspak për dramën e shkaktuar nga Kanye, pasi në një postim në “Instastory” ka publikuar emoji-n së qeshurës, duke mos e vrarë shumë mendjen.

Madje, në mbrojtje i ka dalë edhe nëna e djalit të tij, Sophie Brussaux e cila i zuri të gjithë në befasi kur kritikoi Kanye-n.

“Unë mendoj se Kanye po debaton me veten “me atë të rriturin”- shkruajti në një postim në “Instagram”, nëna e vogëlushit duke sqaruar se ka zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me Drake.

Ndërsa, Travis Scott i cili u përfshi në këtë histori nga Kanye (hodhi poshtë familjen dhe bashkëpunoi me Drake) nuk ka reaguar ende.

Të këshilluara

Profesionet e para të yjeve në Hollywood

Ata ndryshojnë shumë sidomos por t’i krahasojmë me atë që bënin kur nuk ishin ende të njohur. Madonna Ajo ka punuar tek Donkin’ Donuts. Ajo shprehet se ës...

18:08

Blendi Salaj largohet nga emisioni radiofonik

“Klubi i mëngjesit” nga Blendi Salaj dhe Jerida Sakaj nuk do të vazhdojë me keta të dy. Burime pranë Blitz.al, mësojnë se pas 10 viteve Blendi Salaj do të larg...

15:54

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI