Flash

Grabitja e makinës me paratë e drejtorisë së Patentave, pranga për dy policë

Lapsi.al 15 December 2018
Grabitja e makinës me paratë e drejtorisë së Patentave,

Dy policë privatë janë arrestuar nga policia e Durrësit lidhur me grabitjen e makinës me para që ndodhi ditën e premte në Shkozet.

Të arrestuarit janë F.S. 46 vjeç dhe A.Gj. 55 vjeç, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Punonjësit e sigurisë private dyshohet se nuk kanë vepruar në mënyrën e duhur gjatë grabitjes së 7.5 milione lekeve te reja.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën makinën e sigurisë private që po transportonte vlera monetare të Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit të Durrësit. Grabitësit i dolën përpara mjetit duke i prerë rrugën, dhe nën kërcënimin e armës morën paratë. Policia vijon punën për kapjen e autorëve të dyshuar

Njoftimi i policisë

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•F.S. 46 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private ;

• A.Gj. 55 vjeç, banues në Durrës, punonjës në shoqëri sigurimi private.

Shtetasit e mësipërm janë arrestuar pasi dyshohet të kenë konsumuar veprën penale”Shpërdorimi i detyrës” ku ditën e djeshme, në lagjen nr.14 Shkozet dyshohet se 3 persona me një mjet, nën kërcënimin e armës dhe të maskuar i kanë dalë përpara një mjetit (shoqëri private sigurimi) që po trasportonte lekët e Ndërmarrjes së Drejtorisë Rajonale të Transportit Durrës në një bankë të nivelit të dytë dhe i kanë marrë një shumë parash.

Vijon puna për kapjen e autorëve të dyshuar.

Të këshilluara

Përmbytet Vlora

Rreshjet intesive të shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në disa prej rrugëve të qytetit të Vlorës, që ndodhen nën pushtetin e ujit. Në portin e Vlorës k...

08:49

Izraeli arreston 40 persona për terrorizëm

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë arrestuar 40 persona të dyshuar për terrorizëm. Në një postim të tyren në Twitter të premten shkruhej se 37 prej...

22:11

Maskat grabisin një dyqan në Vlorë

Një grabitje me maska ka ndodhur mbrëmjen e sotme (14 dhjetor) në lagjen "Pavarësia 2" në Vlorë pranë pallatit të Aleksandrisë. Raportohet se tre persona kanë g...

20:12

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI