Flash

Diskutime në median gjermane: Të rinjtë po largohen nga Shqipëria, një ditë mund të mbetet vetëm qeveria

Lapsi.al 15 December 2018
Diskutime në median gjermane: Të rinjtë po largohen nga

Të shumta kanë qenë mediat ndërkombëtare që kanë trajtuar temën e protestës së studentëve në Shqipëri. Walter Glos, drejtues i Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri është intervistuar nga radio publike gjermane “Deutschland Fun”.

Aty Glos ka treguar arsyet e protestës së studentëve, që janë tarifat e larta. Sipas tij, me ritmin e lartë të largimit të të rinjve nga vendi, mund të ndodhë që një ditë të mbetet vetëm qeveria e të mos ketë popullsi.

"Përveç kësaj, tarifat për shkollimin janë tepër të larta. Këto ndonjëherë shkojnë deri në 2600 euro për një vit, dhe në një vend me pagë mesatare nga 300 deri në 3500 euro, kjo është shumë e shtrenjtë, prandaj ne kemi dhënë bursa këtu. Studentët shpesh qajnë kur përzgjidhen për bursa, sepse e ndjejnë veten me fat nëse marrin bursë nga një fondacion politik gjerman.

Në pesë vitet e fundit janë larguar më shumë se 400 mijë të rinj nga vendi dhe në një popullsi me 3 milion banorë, kjo është një shifër tepër e lartë dhe tregon se kjo temë duhet marrë seriozisht, ndryshe do kemi një qeveri, por nuk do kemi popullsi", tha Glos.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI