Flash

Arrestohet një kinez në Rinas, nuk deklaroi 80 mijë euro

Lapsi.al 15 December 2018
Arrestohet një kinez në Rinas, nuk deklaroi 80 mijë euro

Një shtetas kinez është arrestuar në aeroportin Nënë Tereza për mosdeklarim të vlerave monetare në kufi dhe të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë

Policia Kufitare informon se janë sekuestruar 80 mijë euro, 2900 jen kinez, si dhe 76.000 lekë.

"Si rezultat i kontrolleve është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43 vjeç, lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez. Po gjatë kontrollit në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale" njoftoi sot policia e shtetit

Shtetasi J.L, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale "Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", parashikuar 179/a i Kodit Penal.

Policia Kufitare e Rinasit me Degën e Doganës Rinas, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta në pasagjerët e linjave ajrore me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Gjatë vitit 2018 janë evidentuar dhe goditur 13 raste të mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.

Të këshilluara

Përmbytet Vlora

Rreshjet intesive të shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në disa prej rrugëve të qytetit të Vlorës, që ndodhen nën pushtetin e ujit. Në portin e Vlorës k...

08:49

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI