Flash

(VIDEO) Si nxihet fytyra e Ramës kur sheh sloganet e studentëve

Lapsi.al 14 December 2018
(VIDEO) Si nxihet fytyra e Ramës kur sheh sloganet e studentëve

Mbrëmjen e djeshme në emisionin 'Opinion', Edi Rama u vu përballë disa prej sloganeve dhe memeve të protestës së studentëve.

Duke qenë se për herë parë në Shqipëri, zëri i studentëve po përçohet në mënyrë krejt origjinale nëpërmjet “memeve” të rrjeteve sociale, Blendi Fevziu kishte përmbledhur disa prej memeve më pikante të shfaqura këto 10 ditë për t'ia vënë përballë kryeministrit.

"Më i lirë kamioni për Angli se arsimi në Shqipëri" - shkruhej në një prej pankartave. Rama zgjodhi të 'korrigjonte' Fevziun dhe jo të komentonte mesazhin që ky student jepte me duart përpjetë. Sipas kryeministrit, drejtuesi i emisionit po ngatërronte fjalë, pasi kjo nuk ishte një meme, por një parullë.

Në një pankartë tjetër shkruhej: "I duam tarifat sa Erion Braçe", - duke iu referuar gjatësisë trupore të deputetit socialist. Për Ramën kjo pankartë ishte një "perlë". Kryeministri kujtoi edhe përgjigjen e Braçes, - "Subvencione të gjata sa Edi Rama". 

Një video që nxorri bllofin e pesfishtë të Ramës (Pamjet) 

(VIDEO) Dështojnë përpjekjet e Ramës, studentët sërish në protestë 

Në një karton tjetër që mbahej nga një studente shkruhej: "I don't need sex. The University fu*ks me every day". (S'ka ç'më duhet seksi. Universiteti më q** çdo ditë). Rama u shpreh se kjo parullë është e Sali Berishës, duke iu referuar publikimit që ish-kryeministri i ka bërë disa ditë më parë në Facebook kësaj fotoje.

"U katandais sekretari i partisë që të flasë për seks në moshën 80 vjeç. E kupton?" - u shpreh Rama.

Deklarata e Ramës në mbledhjen e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, "What the fuck", nuk ishte harruar të përdorej për të dhënë një mesazh nga studentët protestues. Në një pankartë që Fevziu i nxorri Ramës, një foto e këtij të fundit dhe ministres Nikolla ishte shoqëruar me diçiturën: "Nëse ne quhemi ngelsa, atëherë sistemi juaj është 'What the fuck'." 

Rama zgjodhi për të disatën herë të merrej me zgjedhjen e fjalëve të Blendi Fevziut dhe jo mesazhin që jepte studenti. Sipas kryeministrit, këto nuk ishin meme, por parulla.

©Lapsi.al 

[video width="1024" height="544" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/rmamera.mp4"][/video]

Të këshilluara

Ditët e errëta të Thomas Strakoshës

Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Lazio dhe në qendër të kritikave është ai që pak muaj më parë ishte idhull i tifozerisë. Portieri shqiptar Thomas Strak...

22:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI