Flash

Video/ Kukësi përplaset tek portieri i Partizanit: kampionati mbetet i hapur

Lapsi.al 14 December 2018
Video/ Kukësi përplaset tek portieri i Partizanit: kampionati mbetet i

Pika në shtëpi nuk konsiderohet arritje, sidomos për skuadrën që kryeson kampionatin, por duke parë si erdhën gjërat kundër Kukësit, Partizani duhet të jetë shumë i kënaqur me barazimin pa gola në Selman Stërmasi. Blutë e Armando Cungut u përplasën me Alban Hoxhën në një formë brilante dhe lojtarin deciziv të ndeshjes.

Portieri i Partizanit ka ndaluar cdo tentativë të Bluve, por ndaj Ethemit në minutën e 35, Reginaldos me rifillimin e lojës e më pas Shkodrës e Melos kapiteni ka impresionuar, duke shpëtuar rezultatin.

Partizani nuk ka kaluar në aventurë, në fakt ka ndjerë shumë mungesën e Asanit, me Kote që e kishte të pamundur të ishte aq konsistent sa numri 10. Për pjesën tjetër, Kukësi kishte domosdoshmërinë e fitores, por 3-4-3 i teknikut shkodran nuk e nxorri fitues si në dy precedentët e mëparshëm ku ishte aplikuar, vetëm sepse Reginaldo gaboi dicka më shumë se duhet dhe se Hoxha nuk gaboi asgjë.

5 pikë diferencë ndaj Kukësit (31), por asisti i verilindorëve është i gjithi për Skënderbeun (30) dhe Teutën (29), të impenjuar kundër vendeve të fundit të renditjes. E kështu në javën e fundit të vitit katër skuadrat kryesuese do të jenë të gjitha në distancë parakalimi me njëra-tjetrën, duke premtuar një 2019 interesante...

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI