Flash

Vettingu, probleme me pasurinë për gjyqtarin e Apelit, Fatos Qato

Lapsi.al 14 December 2018
Vettingu, probleme me pasurinë për gjyqtarin e Apelit, Fatos Qato

Gjyqtari i Apelit të Tiranës Fatos Qato, kandidat për anëtar në Keshillin e Emërimeve në Drejtësi, doli para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t'iu nënshtruar vettingut.

Sipas KPK gjyqtari rezulton se ka një apartament 144 m2 në Tiranë, blerë në vitin 1997 për 28 mijë dollarë, ndërkohë që është bashkëpronar në këtë pronë. Apartamenti është hipotekuar 20 vite më vonë, në vitin 2017.

KPK ka konstatuar se subjekti nuk kishte depozituar dokumentacion për të ardhurat e tij dhe bashkëshortes për vitet 1993-1997. Sipas tij gjyqtari ka deklaruar si burim të ardhurash nga kursime familjare si dhe ndihmëse nga prindërit, por ka mungesë të burimeve financiare për blerjen e apartamentit në pronësi të bashkëshortes, përfituar në vitin 2005 me kontratë dhurimi, pjesë 50 %.

Sipas KPK-së subjekti i kontrollit ka pohuar se nuk e ka përfshirë në deklarimin e vitit 2003 ndihmën e dhënë nga prindërit e bashkëshortes, pasi e kishte për herë të parë dhe nuk e kishte të qartë si ta plotësonte. Ai ka deklaruar edhe një llogari rrjedhëse në emër të bashkëshortes 7 mijë euro, pjesë takuese 50% dhe një automjet "Renault" blerë për 28 mijë e 500 euro. Në të njëjtin vit bashkëshortja e Qatos ka blerë një tokë arë në Pogradec për 108 mijë lekë, por sipas KPK-së, rezulton se çmimi për tokën arë ishte 264 mijë lekë.

Komisioni deklaroi se po në këtë vit gjyqtari ka kryer shpenzime si likuidimi i një qeraje financiare për një mjet tjeter, likuidimi i kontratës së mjetit "Renault", shpenzime për shkollimin e djalit, shpenzime për udhëtime jashte shtetit (konfirmuar nga sistemi TIMS), duke rezultuar me rreth 2 milionë lekë shpenzime, të pamundura për t’u mbuluar me të ardhurat.

Vendimi pritet te jete 17 dhejtor ora 09.00.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI