Flash

Eliza Dushku fiton 9.5 milionë dollarë nga televizioni ‘CBS’, pas ngacmimeve seksuale

Lapsi.al 14 December 2018
Eliza Dushku fiton 9.5 milionë dollarë nga televizioni

Sipas një raportimi të publikuar së fundmi nga ‘The New York Times’, Eliza Dushku ka fituar plot 9.5 milionë dollarë nga televizioni i njohur ‘CBS’, për shkak të disa akuzave seksuale. Aktorja me origjinë shqiptare do të kishte një rol për katër sezone në një dramë, e cila do të shfaqet nga ‘CBS’. Gjatë xhirimeve, Eliza është ndjerë keq nga disa komente të cilësuara si seksuale nga aktori Michael Weatherly, i cili kishte po ashtu një rol në dramën televizive.

Sipas ‘The New York Times’, Dushku besonte se aktori në fjalë kishte një sjellje shumë ngacmuese dhe kishte krijuar një ambient shumë të papërshtatshëm për punë. Kjo e ka motivuar Elizën që të flasë edhe me shkrimtarin e spektaklit, Glenn Gordon Caron. Në vend që Glenn të zgjidhte çështjen e hoqi Elizën nga shfaqja dhe për këtë arsye ajo hodhi në gjyq ‘CBS’ për largimin e papritur. Të gjitha akuzat e Eliza Dushkut u konfirmuan dhe më pas u dëmshpërblye me 9.5 milionë dollarë, gjithë shuma që do të kishte fituar nëse do të punonte gjatë 4 sezoneve në dramë.

Të këshilluara

Mer fund lidhja mes Hailee dhe Niall

Hailee Steinfeld dhe Niall Horan i kanë dhënë fund lidhjes! Burime për revistën “People” pranë çiftit, kanë konfirmuar se ata janë ndarë, pas 11 muajsh së bashk...

12:19

Plas gallata në Twitter me Melania Trump

Për marrëdhënien me bashkëshortin e saj Donald Trump dhe sfidat e së qënit Zonjë e Parë, Melania Trump zgjodhi të fliste në një intervistë për “Fox News”. Por m...

09:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI