Flash

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë: Rama dhe studentët ta zgjidhin mosmarrëveshjen me dashamirësi dhe mirëkuptim

Lapsi.al 13 December 2018
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë: Rama dhe studentët

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ka reaguar pas Kishës Katolike, duke bërë apel për dialog mes qeverisë dhe studentëve.

Pastor Ylli Doçi, kryetar i VUSH, ka bërë thirrje për një marrëveshje të zgjidhur me mirëkuptim, dashamirësi dhe përkushtim.

 “Ne jemi të vetëdijshëm që rrënjët e problemeve të shumta të cilat motivojnë këtë protestë, lidhen me sëmundje të ndryshme që kanë mbërthyer prej kohësh shoqërinë shqiptare dhe nuk mund të presim një prekje të një shkopi magjik nga ky vrull rinor të shërojë gjithçka, por presim që standardet e duhura që duhet të sanksionohen në reflektim të kërkesave legjitime të rinisë, do të bëhen një pikë referimi për të adresuar në thellësi problemet që vijnë nga padrejtësi dhe përdhosje të vlerave në aspektet e tjera të jetës së shoqërisë shqiptare. Zëri i rinisë, tani, duhet përkthyer në marrëveshje veprimi dhe ne inkurajojmë aktorët e shumtë të shoqërisë dhe qeverisë, të mobilizohen për qartësim hapash drejt zgjidhjes me mirëkuptim, dashamirësi dhe përkushtim”, thuhet në mesazhin e përcjellë të Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë.

Të këshilluara

Ngjyroset Ministria e Arsimit nga studentët

Zëri i mijëra të rinjve ka mbetur mureve të Ministrisë së Arsimit, edhe pse ata janë zhvendosur drejt kryeministrisë. Pankarta, foto, shkrime, i gjithë kreativi...

17:28

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI