Enton Abilekaj: Pse Rama nuk i plotëson dot kërkesat e studentëve
Ndërkohë i njëjti person që do të mbetet anonim, thotë se “strategjia e mosdorëzimit” vjen edhe si rezultat i një kalkulimi politik. Sipas tij Rama është mësuar me faktin se ajo që ndodhi ndodhi dhe po mundohet edhe për ta manipuluar atë në mënyrë që protesta të mbulojë zhurmën e tenderit të falsifikuar 40 milionësh tek unaza e re. “Janë disa pjesëtarë të stafit që e kanë dëgjuar të thotë: “Ky qe muti më i madh që na ka rënë në fytyrë këto 5 vite”. Të tjerë e kanë parë që në mes të një bisede tjetër, çështje ai të vërë duart në kokë dhe të shprehet me sytë ngritur në tavan: “Po këto dokumenta fallco nga na dolën?”- tregon burimi i Lapsi.al. Sipas tij, Rama më mirë pranon të bëhen lajm i parë në media studentët që anatemojnë të gjitha partitë, sesa kjo aferë që e ka ngjyer me të zezë imazhin e qeverisë. Një version i tretë është ai i bastit që Rama ka vënë, se mund ta kthejë mendimi e studentëve. Në afatgjatë ai shpreson se i humburi i gjithë kësaj gjullurdie nuk do të jetë vetëm ai. Ai shpreson që goditje do të hanë edhe rivalët e vet politikë, Luli Dhe Monika, që studentët gjithashtu nuk i duan (përveç grupeve të kontrolluar prej tyre). “Rama shpreson se mënyra e tij e të folurit, herë batuta dhe herë sjellja prej rrugaçi, janë më pranë mentalitetit të studentëve sesa imazhi flokëllustruar i Bashës dhe fjalori me 70 fjalë i Kryemadhit. Ai ka vënë bastin se koha punon për të dhe se mund të rikuperojë” thotë zyrtari i lartë i Rilindjes. Ndonëse në rastin më të mirë Rama nuhat se për festat e fundvitit gjithçka mund të fashitet ai mund të presë edhe pak. Por kjo strategji ka një risk, sa më shumë studentët qëndrojnë në rrugë, sa më shumë ata heroizohen, por dhe krijojnë konflikte me pedagogët, aq më vështirë ata mund binden që të kthehen në auditorë. Në këtë rast dialogimi me ta do të qe i pamundur. ©Lapsi.al