Edi Rama ka frikë se po i plotësoi vetë 8 pikat e studentëve opozita do ta tërheqë zvarë me realizimin e kërkesave. Problemi është tek "SI-ja" pra tek mënyra se si do të ralizohen praktikisht kërkesat tha ai duke pohuar se PD -LSI që u fshehën si parti ilegale në manifestimin e studentëve po e pëerdorin atë për ti vënë flakën vendin siç kanë premtuar që pas zgjedhjeve. Duke thënë se ai ishte i gatshëm ti rrealizonte 8 kërkesat Rama pohoi edhe njëherë se nuk do ta bënte këtë pa u futur më parë në dialog duke thënë se kjo është ajo që donin kundërshtarët e tij me qëllime të mbrapshta. Por ai u tregua shumë konfuz në arsyetimin se kërkesat nuk i plotësonte pasi ato do ti shfrytëzonte opozita. Sepse logjika është e thjeshtë: po të plotësohen 8 pikat, manifestimi qetësohet dhe as opozita me qëllime të "mbrapshta" nuk përfiton dot.
©Lapsi.al