Flash

Rama takim urgjent me rektorët dhe dekanët, i kërcënon me rishikim të autonomisë

Lapsi.al 13 December 2018
Rama takim urgjent me rektorët dhe dekanët, i kërcënon me

 

Ndërsa studentët vijojnë protestën e tyre në përmbushje të 8 pikave, kryeministri Edi Rama ka thirrur një takim urgjent me rektorët dhe dekanët e vendit. Që në nisje të fjalës së tij ai i kritikoi ata që kanë thënë se gjoja nuk kishin dijeni për VKM-në e tarifave për provimet e mbartura.

“Një pjesë e atyre pikave iu takojnë universiteteve. Iu takojnë juve bazuar në ligjin për arsimin e lartë. Më vjen mirë , që flitet e fundit disa senate janë vënë në lëvizje dhe më vjen keq që kanë adresuar disa deklarata hipokrite. Përpara se sa të hynim në këtë fazë, protesta nisi me një shkak konkret lidhur me një tarifë. Tani, tarifa e provimeve të mbartura është një tarifë e kërkuara nga ju dhe ju këtë as s’mund ta mohoni dhe nuk mund të bëni sikur e keni harruar kur ajo bëhet problem. Ministrja e arsimit në të gjitha rastet ka kërkuar konsensus mes jush.

Nuk hyj në meritën e atij vendimi se si dhe ku e keni marrë. Ai vendim që është marrë në maj nuk ka qenë i ditur për studentët dhe është njësoj si Kuvendi të kalojë një buxhet dhe nje paketë fiskale ta kalojë pa e bërë të ditur dhe sheti ti shkojë në shtëpi për ti thënë bjeri këto para se mi ke detyrim", tha Rama.

Më tej kryeministri kërcënoi me rishikim të autonomisë.

“Të çohen në protestë studentët e universitetit dhe të kërkojnë publikimin e buxheteve dhe shpenzimeve online është fundi. Dhe kjo të rReshtohet tek kërkesat që i bëhen qeverisë, ndërkohë që kjo është jo ‘A’-ja, se “a”-ja mësohEt kur shkon në shkollë, por është e para gjë që i bëhet fëmijës kur vjen në jetë. Ja si janë buxhetet, ja si shpenzohen. Disa i kanë, por njerëzit nuk i dinë. Mos mendoni se kam ardhur të shkarkoj përgjegjësitë. Por një gjë dua t’ju them se në leximin tim, protesta e studentëve është një shuplakë për qeverinë, një grusht për opozitën, një shpresë për opinionin publik. Se çfarë është për ju, duhet ta gjeni vetë, s’më takon mua tua them”, deklaroi kryeministri.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI